Kurjozitete
Kuriozitete, Mjekesi, Shkencë Lini nje Koment »

E keni pyetur ndonjehere veten pse pelqeni muziken pop dhe jo rock apo hip-hop dhe jo muziken klasike? Pergjigjen mund ta gjeni te fshehur ne ADN-ne tuaj. Studimi qe ka zbuluar kete detaj mjaft interesant te qennies tone eshte kryer nga “King’s College London Department of Twin Research” qe ka marre ne analize 4 mije binjake per te zbuluar cilet faktore gjenetike kryqesohen me ata natyrore per te vendosur shijet muzikore. Sipas te dhenave, eshte dale ne perfundimin se influencat muzikore varen nga trashegimia jone gjenetike.

Pop, klasike, rap dhe hip-pop. Ne nje mase te madhe ne keto preferenca ndikon kodi gjenetik. Sipas rezultateve perfundimtare, faktoret e jashtem munden nga ADN-ja qe ka 53 % te pergjegjesise nese pelqeni keto rryma. Lexo me teper »

 

Murdoch-Google, perplasje mes gjigandeve

Kuriozitete Lini nje Koment »

Mund te thuhet me plot gojen se manjati i mediave Rupert Murdock ka hyre ne nje beteje te ashper me boten virtuale nga e cila nuk dihet nese do dale i paprekur. Biznesmeni i suksesshem me origjine australiane qe para pak kohesh deklaroi se mediat e tij do lexohen me pagese ne internet, ka shkuar me tej duke kritikuar kompanine Google dhe lexuesit virtuale. Ai eshte shprehur se biznesi i blog-eve dhe faqeve nuk arrin te qendroje ne kembe pasi edhe me te suksesshmit arrijne te fitojne shuma qesharake.

Murdoch shtoi se vizituesit e rastesishem te siteve “search people” jane perdorues pak te besueshem qe prodhojne trafik por nuk behen lexues besnike. Google ka reaguar menjehere duke thene se Murdoch mund te largohet nga sherbimi “Google News” nese deshiron. Ndoshta Murdoch ka nuhatje te sakte ne nje fare menyre pasi rrjetet sociale si Twitter e Facebook po behen konkurrente te Google ne fushen e lajmeve. Lexo me teper »

Nje “monster” ne gjoks

Kuriozitete, Mjekesi Lini nje Koment »

Ajo mund te kete humbur pergjithmone hijeshine femerore por ama ka fituar gjene me te shtrenjte, jeten. Adriana Qarri, nene e tre femijeve ndihet e lodhur por ne syte e saj nje jete e re ka rilindur. Nje vit me pare 29 vjecares nga Kosova do t’i lindnin dyshimet e para pasi verrejti dicka te huaj ne njerin gji. Pas shtate muajsh ankth, Adriana vjen ne Tirane per te konfirmuar diagnozen.

Dhe ne fakt analizat treguan se gjiri i Adrianes ishte prekur nga tumori ne pjesen me te madhe. “Diagnoza nuk me shkonte per nje gje te vogel, aq me teper qe eshte edhe nje moshe e re. Mbas ekografise i bera dhe memografi. Vertet u vu re qe nuk ishte vetem nje formacion i kancerit te gjirit por dy”, shprehet mjekja Ervehe Dervishi. Lexo me teper »

Website ankandesh vetem per te pasurit

Botë e cuditshme, Kuriozitete Lini nje Koment »

Ankand online vetem per milioneret. Ne te perfshihen nje jaht 2.7 milione dollare, nje Ferrari 1.5 milione dollare, nje keshtjelle ne Piemonte,9 milione euro, nje avion privat Gulfstream 40,4 milione dollare, nje shishe e rralle konjaku Remy Martin 25 mije dollare si dhe nje Iphone i rrethuar nga diamante me vlere 12 mije euro. Site i pare per ankand private nuk mund te quhet ndryshe vecse “Billionairexchange”, dedikuar gjithe milionereve, te cilet te gjunjezuar nga kriza do te perfitojne me shume para ne saje te ofertave me te majme. Ne kete faqe te ndermjetme mes e-Bay dhe prestigjiozes Sotheby’s, ofrohet gjithcka. anetareve te mundshem u kerkohet nje pasuri e verifikueshme, te pakten 2 milione dollare. Suksesi duket i garantuar. Shoqeria BillionaireXchange, me qender ne Miami, paguan me 5 perqind shitesit dhe thote se ka fituar 8,75 milione dollare ne 10 muaj.
Burimi: Top Channel

Kina përuron tunelin më të gjatë në botë

Kuriozitete Lini nje Koment »

Shangai - Kina ka përuruar tunelin më të gjatë në botë, i cili kalon nën lumin Jangze duke lidhur Shangain me ishullin Çongming. Radioja Ndërkombëtare e Kinës në edicionin informativ të saj raporton se kanë përfunduar të gjitha punimet në tunelin e gjatë 25,5 kilometra brenda 5 vjetësh. Thellësia më e madhe  e tunelit arrin 55 metra nën lumë, duke kaluar edhe tunelin japonez në gjirin e Tokios, i cili është 50 metra i thellë.

Ndërkohë, agjencia “Shinhua” njofton se kanë filluar punimet për një urë dhe një tunel tjetër që do të lidhë ishullin e Çongmingut me pjesën veriore të Ciangsus.

Burimi: www.gazetastart.com

Puthja mbron shendetin e fetusit

Kuriozitete, Mjekesi Lini nje Koment »

Romantiket e pasherueshem do te rrudhin fytyren dhe nuk do ta pranojne si te vertete shkencore.Megjithate duket se origjina e puthjes, gjesti qe te dashuruarit kryejne per te kurorezuar ndjenjen e tyre, eshte krejt tjeter.

Sipas nje studimi te kryer nga shkencetari Colin Hendrie te Universitetit te Leeds qellimi i vertete i puthjes eshte ai i te shkembyerit te bakterieve ne vecanti nje virus te quajtur “Citomegalovirus”.

Ky i fundit nuk eshte i rrezikshem per te rriturit, por mund te jete i tille per fetusin.

Ndaj burrat puthin partneret e tyre, duke mbrojtur keshtu bashke shendetin e bebes nga ky virus. Lexo me teper »

Ushqimi jo i shëndetshëm shkakton vartësi dhe problem mendore

Kuriozitete, Ushqimi Lini nje Koment »

Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i përditshëm i ushqimit jo të mirë shkakton dëm shumë më të madh sesa mendojmë.Përveç efekteve të padëshirueshme që tashmë i dimë, siç është mbipesha, diabeti, sëmundjet e zemrës- tash është vërtetuar se konsumimi i këtij lloji të ushqimit mund të shkaktojë edhe probleme psikike. Një studim i realizuar nga ekspertët britanikë ka treguar se ushqimi i pasur me yndyra shkakton dëmtimin e regjionit njohës në trurin e kafshëve eksperimentale. Profesori Kieran Clarke nga Universiteti i Oksfordit thotë se ky studim tregon se “ushqimi i pasur me yndyra, për një kohë të shkurtër mund të ndikojë dukshëm mbi shëndetin e trupit dhe mendjes”. Veç tjerash, ushqimi jo i shëndetshëm- “Junk Food”- shkakton edhe vartësi, ngjashëm sikurse heroina. Prandaj sa më shumë që e konsumojmë këtë lloj të ushqimit aq më shumë e dëshirojmë atë.

Burimi: Telegrafi

Spondiliatroza, a ka shërim?

Kuriozitete, Mjekesi Lini nje Koment »
spondiliatrosa
Spondiliatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje.

 

Spondiliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë. Skematikisht mund të dallosh 2 tipe, midis të cilave spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale. Lexo me teper »

Gjumi nën dritën artificiale rrit depresionin

Kuriozitete Lini nje Koment »

Një kërkim i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti në përfundimin se gjumi nën dritën artificiale rrit depresionin.
Kërkuesit e universitetit Ohiot në qytetin Columbus , në përfundim të studimeve të realizuara mbi katër grupe të veçantë minjsh, zbuluan simptoma depresioni mbi minjtë që ishin mbajtur 24 orë nën dritë artificiale.

Sipas rezultateve të kërkimit të bërë nga grupi i drejtuar nga shkencëtarja Laura Fonken, në takimin shkencor të organizuar në shtetin Chicago,u zbulua se njerëzit të cilët janë të ekspozuar përballë dritës artificiale për një kohë të gjatë natën mund të kenë dëmtime serioze të shëndetit.

Bëhet fjalë për një studim në të cilin dy grupe minjsh lihen 24 orë nën dritën artificiale, njëri grup ka mundësine të tërhiqet në një tub të errët ndërsa dy grupet e tjera janë lënë 16 orë nën dritën artificiale dhe 8 orë në errësirë.

Në përfundim të studimit tek grupi i minjve që mbaheshin vazhdimisht nën efektin e dritës dhe nuk kishin mundësi të tërhiqeshin në tubin e errët u shfaqën simptoma të dukshme depresioni të cilat u pasqyruan në mospirjen e ujit me sheqer të preferuar nga minjtë.

Studiuesit u çuditën përballë faktit se njerëzit e ekspozuar vazhdimisht përballë dritës artificiale shfaqnin shenja frike dhe depresioni ndërkohë që tek minjtë u shfaqën vetëm shenja frike. Ky studim theksoi se njerëzit të cilët punojnë natën ose u prishet rregulli i gjumit të natës me ditën rrezikojnë seriozisht gjendjen e tyre shëndetësore.

Burimi: www.gazetastart.com

Thuhet se eshte mrekulli…!!!

Botë e cuditshme Lini nje Koment »

Eshte mrekullia per te cilen flasin te gjithe. Foshnja 9-muajshe, lindur ne Dagestan nuk eshte e zakonte dhe i ka ndryshuar jeten prinderve te tij. Shtepia eshte kthyer ne vend pelegrinazhi dhe 2 mije besimtare e vizitojne cdo dite.
Vargje Kur’ani shfaqen ne lekuren e femijes ne pjese te ndryshme te trupit.
“Falenderojme Allahun, jemi mirenjohes ndaj tij”, jane fjalet qe i duken foshnjes ne lekure.
Ato duken si nishane te medhenj ngjyre roze, ndersa mjeket nuk dine ta shpjegojne se cfare ndodh. Perpara se te duken shkrimet, foshnja ka temperature qe i shkon deri ne 40 grade.
Per ta shtuar me shume misterin mjeket thone se femija lindi me semundje ishemike te zemres dhe paralize cerebrale, ndersa tani eshte plotesisht i shendetshem. Lexo me teper »

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (1 votes, average: 5.00 out of 5)
 

Nje tjeter balerine shqiptare te “Amici”

Aktualitet, Art & Kulture Lini nje Koment »

Tanime mund te thuhet me plot gojen se eshte bere nje tradite e vertete: ne emisionin ‘Amici’ te Maria De Filippit, nuk mungojne kurre balerinet shqiptare. Ne kete edicion stafeten e Ambetes, Leonit apo Klajdit, e ka marre 19-vjecarja Borana Qirjazi.
Ajo ka lindur ne Tirane ku ka studiuar balet klasik e prej disa vjetesh jeton me familjen Lecco, ne veri te Italise. Pergatjen e saj artistike, balerina shqiptare e ka vazhduar ne shkollen prestigjoze te teatrit ‘La Scala’ te Milanos, duke konsoliduar tekniken dhe talentin e saj.

Ne shkollen me te lakmuar te Italise, kete vit kandidatet ishin gati 30 mije, Boranes i duhet te luftoje me armen e talentit,por edhe me ate te simpatise. Qe nuk i mungon. E ndersa ajo fluturon e lehte ne maje te gishtave, pyetja qe po shtrohet eshte:do te jete ajo Ambeta e re e skenave italiane?

Burimi: Top-Channel

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (1 votes, average: 5.00 out of 5)
 
 
 

Te Rejat nga Forumi

Shko tek Forumi
 
 
 
Oggi ci sono stati già 3 visitors (4 hits) qui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente